Aliyev: Investimet azere në Turqi do të arrijnë në 20 miliardë dollarë

SOCAR ka përgatitur projekte të reja, kështu që investimet azere në Turqi do të arrijnë në 20 miliardë dollarë tha Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev në takimin me ministren turke të Tregtisë, Ruhsar Pekcan.

1330224
Aliyev: Investimet azere në Turqi do të arrijnë në 20 miliardë dollarë
aliyev-pekcan.jpg
aliyev-pekcan1.jpg

Ministrja e Tregtisë së Turqisë, Ruhsar Pekxhan (Pekcan) u prit në takim nga Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Aliyev e cilësoi si një vit të suksesshëm 2019-ën në aspektin e marrëdhënieve Turqi-Azerbajxhan.

Marrëdhëniet Turqi-Azerbajxhan kanë një rëndësi të veçantë dhe sot këto marrëdhënie ndodhen në nivelin më të lartë. Kemi një bashkëpunim të ngushtë në fushat e ekonomisë, investimeve, energjisë, transportit dhe kulturës”,- theksoi Aliyev në takim.

Duke folur për investimet reciproke, një fushë ku janë marrë rezultate të mira, Aliyev tha: “Deri më sot Azerbajxhani ka bërë në Turqi mbi 17 miliardë dollarë investime, kurse Turqia ka investuar më Azerbajxhan më shumë se 12 miliardë dollarë. SOCAR [Ndërmarrja Shtetërore e Naftës së Azerbajxhanit] ka plane të reja, ka projekte të reja investimi. Me vënien në jetë edhe të këtyre projekteve investimet azere në Turqi do të arrijnë deri në 20 miliardë dollarë”.

Presidenti azer tha se ndjehet i kënaqur teksa shikon me qindra firma turke të operojnë në Azerbajxhan. Gjurmët e firmave turke i gjeni në ndërtimin, projektimin dhe arkitekturën e shumë projekteve në Baku,- theksoi Aliyev.

Kurse ministrja Pekxhan tha se së shpejti parashikohet firmosja mes Turqisë dhe Azerbajxhanit e një marrëveshje për tregti preferenciale.

"Marrëveshja do të nënshkruhet gjatë takimit të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik në prani të të dy presidentëve," tha Ruhsar Pekxhan gjatë vizitës së saj në Baku.

Konteksti i marrëveshjes do të zgjerohet për të hapur rrugën për njerëzit e biznesit, shtoi ajo.

Pekxhan përsëriti se të dy palët do të punojnë për eliminimin e pengesave për të rritur investimet dhe tregtinë. "Në një kohë kur luftërat tregtare mbizotërojnë botën, ne duhet të ndërmarrim hapa për të nxjerrë në pah potencialin tonë," vuri në dukje ministrja.

Pekxhan i vlerësoi si shumë të rëndësishme investimet e SOCAR-it në Turqi.

“Ne jemi pranë SOCAR-it me të gjithë mbështetjen tonë. Presim me kënaqësi edhe investime të reja. Kemi në plan që në shkurt të mbajmë në Turqi një takim në lidhje me klimën e investimeve në Azerbajxhan”, u shpreh ministrja turke e tregtisë, Ruhsar Pekxhan.

Ajo theksoi se të dy vendet do të përqendrohen gjithashtu në liberalizimin e transportit dhe përdorimin më efikas të hekurudhës Baku-Tbilis-Kars (BTK).

Hekurudha 826 kilometra e gjatë lidh Turqinë, Azerbajxhanin dhe Gjeorgjinë dhe ka nisur të funksionojë në 2017.

Nga ana tjetër, homologu i saj azer Mikayil Jabbarov tha se të dy vendet janë të vendosura të arrijnë një vëllim tregtar prej 15 miliardë dollarë.

"Ne jemi duke thelluar reformat ekonomike dhe jemi të gatshëm për të mbështetur bizneset turke," tha ai.

 


Lajme të ngjashme