Turqia rrit eksportet e vezëve drejt vendeve arabe

Prodhuesit e vezëve nga Afyonkarahisari, që është një qendër e rëndësishme e prodhimit të vezëve në Turqi, janë kthyer drejt tregjeve arabe në Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

1328129

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Afyonkarahisarit, Husnu Serteser në një prononcim të bërë tha se eksportet e prodhuesve të vezëve pas muajit prill drejt Kuvajtit u realizuan në vlerë 15 milionë dollarë, drejt Sirisë 3, ndërsa në drejtim të Katarit, EBA, Omanit dhe Bahrejnit u eksportuan gjithsej 4 milionë dollarë.

Serteser gjithashtu shtoi se kanë kapacitet për t’i plotësuar kërkesat edhe nga vendet tjera.

Ndërkaq Nevzat Tezcan, kryetari i Kooperativës së Shpendëve Bashmakçi bëri të ditur se pas prillit më së shumti eksporte në tregjet e reja u realizua drejtë Katarit, Omanit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajme të ngjashme