Boris Johnson i ndal ministrave anglezë të marrin pjesë në Davos

Anglia, me ekonominë e pestë më të madhe në botë, këtë vit nuk do të marrë pjesë në Samitin e Davosit.

1325528
Boris Johnson i ndal ministrave anglezë të marrin pjesë në Davos

Anglia, me ekonominë e pestë më të madhe në botë, këtë vit nuk do të marrë pjesë në Samitin e Davosit.

Sipas të përditshmes angleze “Daily Mail” Kryeministri Boris Johnson i ka ndaluar anëtarëve të kabinetit që të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, që do të zhvillohet në muajin janar.

Sipas gazetës Johnson ka thënë për ministrat: “Në vend që të pinë shampanjë me miliarderë duhet të punojnë për Brexit (daljen e Anglisë nga Bashkimi Evropian”.

Kryeministri anglez, që doli fitues nga zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme më 12 dhjetor, nuk dëshiron që të humbë votat, veçanërisht atyre që erdhën nga Partia Laburiste.

Ai theksoi se procesi i daljes nga Bashkimi Evropian është çështje parësore.

Në mbledhjen e parë të kabinetit, Kryeministri i Anglisë paralajmëroi ministrat që të përshpejtojnë punimet për të përfunduar procesin e Brexitit.

Në mbledhjet e Forumit Ekonomik Botëror, që zhvillohet në qytezën Davos të Zvicrës, marrin pjesë shumë liderë botëror dhe emra të rëndësishëm në fushën e ekonomisë.

 


Lajme të ngjashme