Vendimi për reduktimin e prodhimit të naftës rrit ndjeshëm edhe çmimet

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe vendet jashtë OPEC-ut kanë vendosur të ulin prodhimin e tyre të përditshëm të naftës edhe me 500 mijë fuçi të tjera.

1319226

Vendimi u mor në Vjenë, kryeqyteti i Austrisë në takimin e 7-të ministror të vendeve të lartpërmendura.

Sasia për reduktimin në fjalë do ti shtohet reduktimit me 1,2 milionë fuçi në ditë, që vazhdon prej dhjetorit të vitit 2018 dhe do të vazhdojë deri në mars të vitit 2020.  

Ministri i Energjetikës së Arabisë Saudite, Princi Abdulaziz bin Salman tha se duke ulur prodhimin e saj individual me 167,000 Arabia Saudite do të marrë përsipër pjesën më të madhe reduktimit të prodhimit prej 500.000 fuçi.

Ai tha gjithashtu se Arabia Saudite do të ulë vullnetarisht prodhimin e saj të naftës së papërpunuar me një shtesë prej 400.000 fuçi, duke bërë që reduktimet e naftës së papërpunuar të vendeve të OPEC-ut dhe jashtë organizatës në fjalë të arrijnë në total në 2.1 milionë fuçi duke filluar nga data 1 janar.

Pas këtij vendimi u rritën çmimet e naftës së papërpunuar.

Lajme të ngjashme