SHBA-ja i kundërpërgjigjet taksave të Francës ndaj kompanive amerikane të shërbimit digjital

Përfaqësuesi i Tregtisë së ShBA-së, Robert Lighthizer, në një deklaratë tha se taksat për shërbime digjitale, të cilat Franca i vendosi ndaj kompanive amerikane të teknologjisë është padrejtësi ndaj këtyre kompanive.

1316545
SHBA-ja i kundërpërgjigjet taksave të Francës ndaj kompanive amerikane të shërbimit digjital

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) po përgatiten të hakmerren ndaj Francës, e cila ka vendosur një taksë për shërbim digjital për gjigandët e teknologjisë amerikane.

Përfaqësuesi i Tregtisë së ShBA-së, Robert Lighthizer, në një deklaratë tha se taksat për shërbime digjitale, të cilat Franca i vendosi ndaj kompanive amerikane të teknologjisë është padrejtësi ndaj këtyre kompanive.

Lighthizer tha se janë duke shqyrtuar mundësitë për rritjen e taksave 100 për qind ndaj shampanjës, venës, çantave, djathit dhe disa produkte tjera franceze në vlerë 2,4 miliardë dollarë si kundërpërgjigje ndaj zbatimeve në fjalë, ndërsa shtoi se më datat 6-7 janar 2020 do të zhvillojnë seanca debati në lidhje me çështjen.

Në mesin e kompanive amerikane të cilat janë prekur nga taksat në Francë janë Google, Facebook, Apple dhe Amazon.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës argumentuan se taksa e vendosur nga Franca është në kundërshtim me politikat e taksave ndërkombëtare dhe nisi një hetim me arsyetimin se Franca vendosi taksë të padrejtë për kompanitë amerikane.



Lajme të ngjashme