Turqi - Mbulimi i importit me eksport në 11 muaj iu afrua 87%

Raporti i mbulimit të importit me eksport është rritur në 86,8% në periudhën janar-nëntor të këtij viti, nga 75,6% që ka qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha të hënën ministrja e Tregtisë së Turqisë.

Turqi - Mbulimi i importit me eksport në 11 muaj iu afrua 87%

"Eksportet tona në nëntor arritën në 16 miliardë e 214 milionë dollarë, shifra e katërt më e lartë e eksportit mujor në 11 muajt e vitit",- tha Ruhsar Pekcan në vlerësimin që u bëri shifrave të eksportit të nëntorit .

Pekcan tha se deri në nëntor deficiti i tregtisë së jashtme ra me 51,84% në 25 miliardë e 162 milionë dollarë.

"Eksportet u rritën me 1,77% në 11 muaj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe kapën shifrën e 165 miliardë e 67 milionë dollarëve dhe vazhduan të ruajnë kursin e tyre të fortë dhe pozitiv",- tha ajo.

Duke komentuar shifrat e rritjes të publikuara edhe sot, ministrja Pekcan tha se me shifrat e tremujorit të tretë Turqia është kthyer në një territor pozitiv, duke shtuar se ajo pret që të shohë shifra edhe më të mira deri në fund të vitit.

Ekonomia e Turqisë regjistroi një rritje vjetore me 0,9% në tremujorin e tretë të këtij viti, njoftoi të hënën autoriteti statistikor i vendit.

 


Lajme të ngjashme