Bileta të lira nga THY për vendet e Evropës Jugore

“Turkish Airlines” (THY) ka nisur një ofertë biletash të lira që fillojnë nga 119 dollarë drejt vendeve të Evropës Juglindore.

Bileta të lira nga THY për vendet e Evropës Jugore

Sipas deklaratës së bërë nga Zyra e Këshilltarit Mediatik të THY-së kompania ofron mundësi udhëtimi me çmime të volitshme nga Stambolli dhe Ankaraja në më shumë se 20 destinacione (vendmbërritje) në Itali, Spanjë, Francë, Maltë, Portugali dhe Greqi.

Pasagjerët që kanë dëshirë të përfitojnë nga kjo zbritje, e cila vlen për një numër të kufizuar kolltukësh, me biletat që do të blejnë deri në datën 6 dhjetor ata do të kenë mundësi të udhëtojnë nga Stambolli dhe Ankaraja me çmime që fillojnë nga 119 dollarë (përfshi edhe taksat) nga data 8 janar e deri në 31 mars 2020.

Këto çmime vlejnë për biletat që blihen online në uebsajtin zyrtar të THY-së. Kurse çmimet e biletave që do të merren nga zyrat e shitjes dhe agjencitë e kompanisë mund të ndryshojnë.

Informacion më të detajuar për udhëtimet e tjera dhe për fushatën në fjalë mund të gjeni në internet në "www.turkishairlines.com", në qendrën e thirrjeve të THY në numrin "444 0 849" ose në zyrat e shitjeve.

 


Lajme të ngjashme