Në qershor nisin fluturimet direkte Gjenevë-Antalie me “Turkish Airlines”

Për të kontribuar në turizmin turk, duke filluar nga 2 qershori 2020 nga Gjeneva do të nisin fluturimet direkte për në Antalie, thuhet në një njoftim të “Turkish Airlines” (THY).

Zyra e “Turkish Airlines” (THY) në Gjenevë ka njoftuar përmes një komunikate të shkruar se duke filluar nga data 2 qershor 2020 ndërmjet aeroporteve të Gjenevës dhe Antalies do të realizohen fluturime të rregullta dy ditë në javë, çdo të martë dhe të shtunë.

Fluturimet në fjalë do t’u sjellin lehtësi edhe emigrantëve turq që jetojnë në Evropë në vizitat që ata do të bëjnë në atdheun e tyre.

Me këto fluturime të ndërsjellta pasagjerët do të përjetojnë përvojën e privilegjuar të THY-së dhe do të kenë mundësi që të marrin me vete pa pagesë bagazhe me peshë deri në 30 kg.

Fluturimet ndërmjet dy qyteteve (Gjenevë-Antalie) do të fillojnë në qershor dhe do të vazhdojnë deri në fund të tetorit.

“Turkish Airlines” është kompania që fluturuan sot në më shumë destinacione në botë.

Lajme të ngjashme