Sektori turk i automobilistikës vazhdon të shënojë rritje

Shitjet e produkteve të sektorit të automobilistikës së Turqisë janë rritur në tregjet: Holandë, Egjipt, Azerbajxhan, Irak, Izrael, Serbi dhe Arabi Saudite.

1308371
Sektori turk i automobilistikës vazhdon të shënojë rritje
otomotiv sektörü ihracaat.jpg

Vëllimi i shitjeve të produkteve të industrisë së automobilave, ose siç njihet ndryshe lokomotiva e eksporteve në Turqi, është rritur në shtatë vende që nga fillimi i vitit.

Kjo është raportuar nga Asambleja Eksportuesve Turq (TIM) dhe Unioni i Eksportuesve të Automjeteve Uludag (OIB) të Turqisë.

Sipas TIM dhe OIB eksportet e produkteve u rritën në vende të tilla si: Holanda, Egjipti, Azerbajxhani, Iraku, Izraeli, Serbia dhe Arabia Saudite.

Eksporti i industrisë së automjeteve turke në këto vende për periudhën janar-tetor 2019 ka tejkaluar shifrat e vitit 2018. Në 10 muajt e parë të këtij viti sektori ka eksportuar automobila dhe pjesë ndërrimi në vlerën 25 miliardë e 364 milionë dollarë.

Vetëm se eksportet e sektorit automobilistik, që për 13 vite me radhë mban titullin kampion në eksportet turke, në disa vende kanë shënuar një rritje të konsiderueshme. Po të shikojmë vendet, ku sektori në 10 muajt e këtij viti ka bërë më shumë se 100 milionë dollarë eksporte dallojmë që shitjet ndaj këtyre vendeve i kanë kaluar ato të viti të shkuar (2018).

Eksportet në Holandë, që është vendi i 7-të në të cilin sektori ka shitur më shumë produkte për periudhën janar-tetor 2019, u rritën me 6 për qind krahasuar me të gjithë vitin e kaluar (2018) dhe arritën në 961 milionë e 748 mijë dollarë. Eksporti automobilistik në Holandë vitin e kaluar ka qenë 905 milionë e 397 mijë dollarë.

Eksporti i industrisë turke të automjeteve në Azerbajxhan për periudhën janar-tetor 2019 u rrit me 86 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018 dhe regjistroi shifrën e 116 milionë e 469 mijë e dollarëve. Vitin e kaluar në këtë vend ishin eksportuar gjithsej 62 milionë e 635 mijë dollarë produkte të industrisë turke të automjeteve.

Eksporti i produkteve turke të industrisë së makinave në Irak për periudhën në fjalë (janar-tetor 2019) arriti në 210 milionë e 284 mijë dollarë, që është 22 për qind më shumë sesa një vit më parë. Në 2018 të njëjtat eksporte në Irak ishin realizuar në 171 milionë e 820 mijë dollarë.

Kurse eksportet e Turqisë në Izrael gjatë 10 muajve të vitit 2019 u rritën me 13 për qind në 594 milionë e 17 mijë dollarë. Vitin e kaluar në këtë vend ishin eksportuar produkte automobilistike në vlerë 523 milionë e 717 mijë dollarë.

Serbia është bërë një vend tjetër që i ka tejkaluar shifrat e vitit të kaluar. Në janar-tetor 2019 eksportet e produkteve turke të industrisë së makinave në Serbi u rritën me 11 për qind në 116 milionë e 634 mijë dollarë. Në vitin 2018 Turqia kishte eksportuar në Serbi 105 milionë e 132 mijë dollarë produkte të industrisë së saj automobilistike.

Eksporti i produkteve të industrisë turke të automobilave në Arabinë Saudite gjatë periudhës së treguar u rrit me 1,5 për qind; nga 136 milionë e 311 mijë dollarë në 138 milionë e 336 mijë dollarë, krahasuar me të gjithë vitin 2018.

Kurse në Egjipt eksportet turke shënuan një rritje prej 1% dhe arritën në 307 milionë e 17 mijë dollarë për 10-mujorin e parë të vitit nga 304 milionë e 680 mijë dollarë që ishin në total në vitin 2018.



Lajme të ngjashme