Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) parashikon rritje me 34% të kërkesës globale për energji

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) njoftoi se kërkesa e përgjithshme për energji vitin e kaluar ka qenë e barabartë me 14 miliardë e 314 milionë tonë naftë.

1306539
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) parashikon rritje me 34% të kërkesës globale për energji

Parashikohet që kërkesa globale për energji në vitin 2040 të rritet me 34 për qind dhe të jetë e barabartë me 19 miliardë e 177 milionë tonë naftë.

Sipas raportit të “Pamjes Botërore të Energjisë”, që u publikua nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), kërkesa e përgjithshme për energji vitin e kaluar ka qenë e barabartë me 14 miliardë e 314 milionë tonë naftë.

Kërkesa më e madhe për energji në mbarë botën në vitin 2040 do të jetë nga vendet e azi-paqësorit përfshirë edhe Kinën dhe e barabartë me 8 miliard e 208 milionë tonë naftë. Këto vende do të pasohen nga Amerika Veriore me 2 miliard e 686 milionë tonë naftë.

Ndërkaq kërkesa për energji në Evropë deri në vitin 2040 do të zvogëlohet me 530 milionë tonë naftë. Krahas kësaj uljeje Evropa pas vendeve të azi-paqësorit dhe Amerikës Veriore do të jetë rajoni i tretë nga aspekti i kërkesës së energjisë me 1 miliard e 723 milionë tonë naftë.

Evropa do të pasohet nga Afrika me 1 miliard e 318 milionë tonë dhe rajoni i Lindjes së Mesme me 1 miliard e 206 milionë tonë naftë.

Parashikohet që nëse vazhdohet me politikat aktuale kërkesa globale për energji në vitin 2040 do të shënojë rritje me 34 për qind në krahasim me vitin 2018 dhe do të kapë shifrën prej 19 miliardë e 177 milionë tonë.

Kërkesa më e lartë midis burimeve globale të energjisë do të jetë përsëri në naftë. Kërkesa ditore globale e naftës, e cila ishte 96,9 milion fuçi naftë vitin e kaluar, do të rritet në 106,4 milion fuçi në vitin 2040.

Ndërkohë që nga aspekti i kërkesës ditore rajoni i azi-paqësorit do të jetë në vendin e parë me 39,2 milionë fuçi, ai do të pasohet nga Amerika Veriore me 19,1 milionë fuçi naftë.

 


Lajme të ngjashme