Greqi-Kinë firmosin 16 marrëveshje bashkëpunimi

Në kuadër të vizitës së Kryetarit të Shtetit të Kinës, Xi Jinping në Greqi ndërmjet dy vendeve janë nënshkruar 16 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

1305179
Greqi-Kinë firmosin 16 marrëveshje bashkëpunimi

Në Athinë, ku ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore Xi Jinping u takua me Presidentin Prokopis Pavlopulos dhe Kryeministrin Kiryakos Miçotakis.

Në kuadër të kontakteve të presidentit Xi ndërmjet dy vendeve u firmosën edhe 16 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, prej të cila disa janë: marrëveshja për eliminimin e pengesave (burokratike) që janë hasur gjatë zbatimin e planit investues të firmës kineze “Cosco Group” në portin e Piresë; marrëveshja për ekstradimin e personave të ndjekur penalisht; rritjen e bashkëpunimit ndërmjet radiotelevizioneve publike (për këmbimin e programeve) dhe ndërmjet disa institucioneve të arsimit të lartë; programimin e fluturimeve ‘charter’ mes dy vendeve dhe marrëveshja për hapjen në Athinë të degës së “Bank of China”.

Pas kontakteve në Athinë presidenti kinez Xi Jinping i shoqëruar edhe nga Kryeministri Miçotakis vizitoi objektet e firmës “Cosco” në portin e Piresë.

Kompania gjigande kineze në fushën e transportit “Cosco Group” kishte blerë shumicën e aksioneve (66%) të portit të Piresë, porti më i madh tregtar i vendit, në kuadër të procesit të privatizimit që ishte realizuar në Greqi.

Është raportuar se “Cosco” kishte planifikuar të bënte disa ndryshime në portin e Piresë, por këto kërkesa të saj kishin ngecur në barrierat e burokracisë greke.



Lajme të ngjashme