“Fitch Ratings” rrit parashikimin për ekonominë turke

Agjencia ndërkombëtar e vlerësimit të kreditit, “Fitch Ratings” duke konfirmuar notën e kredisë së Turqisë “BB-“ revizionoi pikëpamjen nga negative në të qëndrueshme.

1298850

Në deklaratën e bërë nga Fitch nënvizohet se Turqia ka vazhduar të përparojë në ekuilibrin e ekonomisë së saj, duke çuar në një lehtësim të rreziqeve që nga muaji korrik.

Këtu ka ndikuar përmirësimi i bilancit të transaksioneve aktuale, rritjes së rezervave të valutës, vazhdimi i rritjes ekonomike dhe rënia e inflacionit.

Gjithashtu në këtë zhvillim ka ndikuar edhe ulja e normave të interesit, vlerësimi i lirës turke, krijimi i kushteve financiare globale më mbështetëse dhe vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të hequr sanksionet ndaj Turqisë që kishin të bënin me Sirinë.

Në deklaratën në fjalë theksohet se lira turke, që prej muajit korrik, ka qëndruar me stabilitet ndaj dollarit amerikan.     

Fitch rishikoi për lart parashikimin e PBB-së për vitin 2019 me 0.8 pikë përqindje në 0.3%.

Gjithashtu ruajti parashikimin e rritjes së PBB-së prej 3.1% për vitin 2020 dhe 3.6% në 2021.

Lajme të ngjashme