Turqi – Të ardhurat nga turizmi arrijnë në 26,63 miliardë dollarë

Turqia në periudhën janar-shtator është vizituar nga 41,6 milionë turistë, kurse të ardhurat nga turizmi arritën në 26,63 miliardë dollarë, sipas të dhënave të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Institutit Turk të Statistikave (TurkStat).

Turqi – Të ardhurat nga turizmi arrijnë në 26,63 miliardë dollarë

Turqia po i afrohet me shpejtësi objektivit të saj të revizionuar në turizëm për vitin 2023, për të pritur 75 milionë turistë dhe ti rritur të ardhurat e turizmit në 65 miliardë dollarë, njofton Ministria e Kulturës dhe Turizmit në një komunikatë të shkruar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Institutit të Statistikave (TurkStat) 41 milionë e 564 mijë e 536 turistë (36.428.212 turistë të huaj dhe 5.136.324 shtetas turq që jetojnë jashtë) e vizituan Turqinë në periudhën janar-shtator 2019, që është 14,5 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Kurse të ardhurat nga turizmi në Turqi për 9 muaj e parë të vitit arritën në 26 miliardë e 634 milionë e 764 mijë dollarë, ndërsa në tremujorin e tretë të ardhurat janë llogaritur në 14 miliardë dollarë.

Kostoja mesatare e turistëve ishte 649 dollarë për person.

Rusia është renditur në krye të vendeve që kanë dërguar më shumë turistë në Turqi në shtator. Numri i turistëve rusë është rritur me 17,70%. Rusia ndiqet nga Gjermania, Britania e Madhe, Bullgaria dhe Irani.



Lajme të ngjashme