Turqi - Besimi ekonomik arrit majën e 15 muajve të fundit
Me masat e marra dhe zbatimin e politikave nga qeveria dhe administrimi i ekonomisë, besimit ekonomik në Turqi ka arritur majat e 15 muajve të fundit dhe është rritur në 89,8 pikë përqindje.

Me masat e marra dhe zbatimin e politikave nga qeveria dhe administrimi i ekonomisë, besimit ekonomik në Turqi ka arritur majat e 15 muajve të fundit dhe është rritur në 89,8 pikë përqindje.
Me ndikimin e masave dhe zbatimeve të lartpërmendura filloi edhe procesi i ekuilibrimit në ekonomi.
Ulja e normave të interesit, rënia e treguesit të inflacionit pas një kohe të gjatë në një shifër të vetme dhe pakësimi i rreziqeve gjeopolitike ka rritur besimin e lirës turke dhe kjo u pasqyrua në besimin ekonomik.
Sipas Institutit të Statistikave të Turqisë (TurkStat), në tetor indeksi i besimit ekonomik në Turqi është përmirësuar me 3,8 për qind në krahasim me muajin e mëparshëm, 14,7% në krahasim një vit më parë dhe duke kapur majën e 15 muajve të fundit është rritur në 89,8 pikë përqindje.
Nga ana tjetër Ministri turk i Financave dhe Thesarit, Berat Albayrak bëri një postim në median sociale në lidhje me Twitter në lidhje me besimin ekonomik për muajin tetor.
Ai nënvizoi se me përmirësimin e siguruar në tërë indeksin e besimit vazhdon fuqimisht edhe përmirësimi në tregje.
“Hovi që kemi arritur në këtë fushë, do të jetë një prej forcave shtytëse të ndryshimit dhe vazhdueshmërisë që ne kërkojmë”, shkroi Albayrak.