Turqi - Indeksi i besimit të konsumatorit u rrit me 2,1 pikë përqindje në tetor

Indeksi i besimit të konsumatorit në Turqi është rritur me 3,1 për qind në muajin tetor, krahasuar me një muaj më herët, ka njoftuar të mërkurën Instituti Turk i Statistikave (TUIK - TurkStat).

1293249
Turqi - Indeksi i besimit të konsumatorit u rrit me 2,1 pikë përqindje në tetor

Instituti Turk i Statistikave (TUIK - TurkStat) publikoi paraditen e të mërkurës të dhënat e indeksit të besimit të konsumatorit.

“Vlera e indeksit të besimit të konsumatorit i korrigjuar nga ndikimet e stinës arriti në 57 pikë përqindje në tetor, nga 55,8 që ishte në shtator, duke u përmirësuar me 2,1 për qind në krahasim me muajin e kaluar”, njofton TurkStat.

Vlera e këtij indeksi llogaritet bashkërisht nga TurkStat-i dhe Banka Qendrore e Turqisë përmes matjes së tendencave të konsumatorit. Indeksi i besimit të konsumatorit shihet si një matës jetik i shëndetit të përgjithshëm të ekonomisë duke treguar ndjenjat e njerëzve për shpenzimin e parave të tyre, gjë që nga ana tjetër jep të dhëna për vitalitetin ekonomik gjatë ditëve në vijim.

Kurse indeksi i parashikimeve për situatën ekonomike familjare për të njëjtën periudhë është rritur me 1,1 për qind në 74,8 pikë përqindje.

 


Lajme të ngjashme