Matis: Për hungarezët Turqia është shtëpia e tyre e dytë

Viktor Matis bëri vlerësime në lidhje me marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet aktuale.

Matis: Për hungarezët Turqia është shtëpia e tyre e dytë

Ambasadori i Hungarisë në Ankara, Viktor Matis, tha se hungarezët e shohin Turqinë si shtëpinë e tyre të dytë.

Viktor Matis bëri vlerësime për agjencinë turke të lajmeve Anadolu (AA) në lidhje me marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet aktuale.

Ai u shpreh në lidhje me rritjen e numrit të turistëve nga Hungaria në Turqi dhe shtoi: “Hungarezët e duan Turqinë dhe kulturën turke. Hungarezët e konsiderojnë Turqinë si shtëpinë e tyre të dytë. Zakonisht ata vijnë përreth Antalia. Edhe unë gjithashtu kam jetuar në Antalia për më shumë se një vit e gjysmë. Krahas kësaj, kohët e fundit shumë turistë hungarezë vijnë edhe në qytete të tjera. Kultura e përbashkët ka shumë ndikim në turizëm. Nuk ka kaq shumë trashëgimi kulturore të periudhës antike në gjithë Evropën. Hungarezët e shohin atë në këtë vend".

Matis tha se të dy komunitetet (turko-hungareze) kanë një histori të përbashkët qindravjeçare dhe elemente të ngjashme kulturore. Ai bëri të ditur se në Hungari ka shumë rajone ku gjenden veçanërisht gjurmët otomane.

Ambasadori Matis theksoi se pikat e përbashkëta ndërmjet dy vendeve duhet të pasqyrohen edhe në jetën e tregtisë dhe tërhoqi vëmendjen se Hungaria ndodhet në një pozicion strategjik për investitorët turq.

“Kohët e fundit ne ofrojmë mundësinë më të mirë për investitorët në Evropë. Taksat tona të ulëta dhe krahu i lirë i punës janë avantazhe të rëndësishme. Mos e shihni tregun hungarez si një treg prej 10 milionësh, por shikojeni atë si një portë (hyrje) në tregun e Bashkimit Evropian (BE). Zona e Shengenit fillon nga ne. Prej këtu ju mund t'i shisni lehtë produktet tuaja në BE. Mund të arrini lehtësisht në Ukrainë dhe Ballkan. Ne ofrojmë shumë mundësi për biznesmenët. Kjo është arsyeja pse në Hungari ka kaq shumë biznesmenë dhe investitorë turq. Investimet po vazhdojnë dhe ne i japim rëndësi kësaj”, tha Ambasadori i Hungarisë në Ankara, Viktor Matis.

Matis theksoi se po punojnë edhe për vizitën që Presidenti Rexhep Tajip Erdoan po punon për një vizitë në Hungari më 7 nëntor.

Kurse lidhur edhe me zhvillimet e fundit në anëtarësimin e Turqisë në BE ambasadori Matis tha "Ne si Hungari mbështesim plotësisht procesin e hyrjes së Turqisë në Bashkimin Evropian."



Lajme të ngjashme