BE-ja shënoi deficit tregtar

Bilanci i tregtisë së jashtme i Bashkimit Evropian (BE) regjistroi një deficit prej 23,1 miliardë eurosh (25,4 miliardë dollarë) në tetë muajt e parë të vitit 2019, bëri të ditur Zyra e statistikave të Unionit (Eurostat).

1289963
BE-ja shënoi deficit tregtar

Bilanci i tregtisë së jashtme i Bashkimit Evropian (BE) regjistroi një deficit prej 23,1 miliardë eurosh (25,4 miliardë dollarë) në tetë muajt e parë të vitit 2019, bëri të ditur Zyra e statistikave të Unionit (Eurostat).

Sipas Eurostat, blloku eksportoi mallra në vlerë prej 154,2 miliardë euro (170 miliardë dollarë) në gusht, me një zbritje prej 3,3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa shifra për mallrat e importuara qëndroi në 166,3 miliardë euro (afro 183 miliardë dollarë).

Më tej thuhet se tregtia e mallrave të BE-së regjistroi deficit prej 12,1 miliardë euro (13,3 miliard dollarë) në të njëjtin muaj, krahasuar me 7,9 miliardë euro në gusht 2018.

Tregtia e mallrave midis 28 vendeve anëtare të BE-së ra në 253,1 miliardë euro (279,1 miliardë dollarë), duke u ulur me 4,3 për qind nga viti në vit në gusht.

Sipas të dhënave 28 vendet e BE-së regjistruan deficit prej 23,1 miliardë euro (25,4 miliardë dollarë), krahasuar me 10,3 miliardë euro (11,3 miliardë dollarë) në periudhën janar-gusht.

Në periudhën tetë mujore, eksporti total i BE-së arrin në 1,33 trilion dollarë ndërsa importi ishte 1,35 trilion dollarë, thotë Eurostat.

Gjermania ishte eksportuesi më i madh i mallrave, si në tregti brenda Unionit ashtu edhe me pjesën tjetër të botës, me 884 miliardë euro (975 miliardë dollarë), e ndjekur nga Holanda me 413,6 miliardë euro (456,3 miliardë dollarë) dhe Franca me 337,6 miliard euro (372,3 miliardë dollarë).

SHBA, Kina, Zvicra, Rusia, Turqia, Norvegjia, Japonia, Koreja e Jugut, India dhe Kanadaja ishin partnerët kryesorë tregtarë të BE-së midis janarit dhe gushtit.

Eksportet e Turqisë në BE u rritën me 5,3 për qind duke shkuar në 53,2 miliardë euro (58,6 miliardë dollarë) dhe importet e saj nga BE-së ishin 47,5 miliardë euro (52,3 miliardë dollarë), duke zbritur 15,3 për qind për të njëjtën periudhë. (AA)



Lajme të ngjashme