Turqia dhe Rusia do të rrisin përdorimin e monedhës kombëtare

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Financave e Rusisë thuhet se më 4 tetor u nënshkrua marrëveshja për përdorimin e monedhës kombëtare në tregti mes Turqisë dhe Rusisë.

Në komunikatë bëhet e ditur se ministri i Thesarit dhe Financave të Turqisë, Berat Albayrak dhe Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave të Rusisë, Anton Siluanov nënshkruan një marrëveshje midis dy vendeve për të rritur përdorimin e rublës dhe lirës turke në tregtinë midis dy vendeve.

Në komunikatë, ku thuhet se me marrëveshje do të vendoset infrastruktura e përshtatshme e tregut financiar, theksohet se gjithashtu do të rritet përdorimi i monedhave të të dy vendeve tek institucionet tregtare.

Bëhet e ditur se në sajë të marrëveshjes bankat turke do të zgjerojnë lidhjen me sistemin SPFS (sistemi i komunikimit financiar) që është alternativë ruse e sistemit SWIFT si dhe do të zgjerohet edhe përdorimi i kartës ruse MIR në Turqi.

Gjithashtu theksohet se Rusia dhe Turqia mund të organizojnë hapjen në vende të tjera të sistemeve të tyre kombëtare financiare të transmetimit të mesazheve.

“Nënshkrimi i marrëveshjes është një hap i rëndësishëm për zgjerimin dhe zhvillimin e mëtejmë të përfitimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të drejtë tregtar mes Turqisë dhe Rusisë”, u tha në komunikatë.

Lajme të ngjashme