Pekcan: Eksportet neto do të rrisin ekonominë turke

Ministrja e Tregtisë, Ruhar Pekxhan (Pekcan) tha se 2019-ën e vlerësojnë si vitin e ekuilibrimit, ndërsa shtoi se eksportet neto do të vazhdojnë të kontribuojnë në rritjen e ekonomisë së Turqisë.

Pekcan: Eksportet neto do të rrisin ekonominë turke

Ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekxhan (Pekcan) të martën mori pjesë në një takim me temën: "Luftërat tregtare, Brexit dhe e ardhmja e sistemit shumëpalësh të tregtisë", që u organizua në Stamboll nga Komiteti Kombëtar i Turqisë në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC).

Turqia është një vend me zhvillim dinamik që ka objektiva të caktuara,- u shpreh Pekxhan duke shtuar se raporti i mbulimit të importit me eksport gjatë 9 muajve të parë të vitit është rritur nga 71% në 86%. Eksportet neto do të vazhdojnë të kontribuojnë në rritjen ekonomike të vendit edhe në të ardhmen, theksoi ministrja.

Luftërat tregtare që janë bërë pjesë e agjendës së ekonomisë globale tanimë nuk janë vetëm retorikë, ato janë kthyer në një akt që shkakton plagë.

Masat proteksioniste që kanë ndërmarrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Kina dhe Bashkimi Evropian (BE) e kanë mbërthyer si një darë ekonominë globale,- tha ministrja Pekxhan dhe shtoi se bashkëpunimin me vendet e Bashkimit Evropian Turqia do ta vazhdojë në konkurrencë dhe brenda kornizës së Unionit Doganor. “Ne jemi për zhvillimin dhe zgjerimin edhe më tej të këtij bashkëpunimi”,- tha ajo.

“Ashtu si çdo vend edhe Turqia përballet me realitetin kinez. Në veçanti në fushën e tekstilit dhe veshjeve të gatshme jemi së bashku në konkurrencë me Kinën në mbarë botën. Ne jemi për atë që konkurrenca ndërkombëtare të funksionojë në një sistem të mbështetur në rregulla dhe kushte të barabarta”,- nënvizoi ministrja.

“Në Angli, në BE për momentin askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në 31 tetor. Por ne dimë diçka, që Anglia është një ndër vendet me të cilin ne bëjmë më shumë tregti, vendi ku ne eksportojmë më shumë. Nëse do të kemi një “Hard Brexit” atëherë pas BE-së vendi që do të preket më shumë nga kjo do të jetë Turqia. Në lidhje me këtë çështje ne vazhdojmë përpjekjet tona proaktive. Po punojmë me moton “Si mund të preket sa më pak Turqia nga Brexit?”,- tha ministrja Pekxhan.

 


Lajme të ngjashme