THY pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit të Amerikës Latine (FIT)

Kompania e Linjave Ajrore Turke, “Turkish Airlines” (THY) merr pjesë në panairin më të madh të turizmit të Amerikës Latine.

THY pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit të Amerikës Latine (FIT)

Kompania e Linjave Ajrore Turke, “Turkish Airlines” (THY) merr pjesë në panairin më të madh të turizmit të Amerikës Latine.

Edicioni i 24-të i Panairit Ndërkombëtar i Turizmit i Amerikës Latine (FIT), që organizohet në kryeqytetin Buenos-Ajres të Argjentinës e që do të zgjas 4 ditë, hapi dyert për vizitorët.

Drejtori i Linjave Ajrore Turke në Argjentinë, Yahya Zahit Sensoy bëri të ditur se Argjentina për Linjat Ajrore Turke është një pikë e rëndësishme në zonë, ndërsa shtoi se “Në këtë panair marrim pjesë për të përforcuar interesimin e argjentinasve për Turqinë dhe për të treguar se si mund të vijnë në Turqi. Në kuadër të panairit ne po prezantojmë edhe bukuritë e vendit tonë”.

Në këtë panair, që në Amerikën Latine spikat si panairi më i madh i turizmit, marrin pjesë 1 mijë e 700 kompani të sektorit të turizmit nga 52 vende të botës, ndërsa pritet që panairi këtë vit të vizitohet nga më shumë se 100 mijë vizitorë.

Përveç agjencive të udhëtimit dhe linjave ajrore që operojnë në sektorin e turizmit, vende të ndryshme po prezantojnë edhe aspektet e tyre turistike përmes aktiviteteve kulturore.

 


Lajme të ngjashme