Aeroporti “Sabiha Gokçen” i Stambollit në 9 muajt e vitit shfrytëzohet nga 26 milionë pasagjerë

Aeroporti i qytetit të Stambollit “Sabiha Gokçen”, krahas të dhënave për 9 muajt e vitit i publikoi dhe shifrat e pasagjerëve dhe aeroplanëve në shtator.

Aeroporti “Sabiha Gokçen” i Stambollit në 9 muajt e vitit shfrytëzohet nga 26 milionë pasagjerë

Aeroporti Ndërkombëtar “Sabiha Gokçen” i Stambollit në 9 muajt e vitit priti 26 milion 650 mijë pasagjerë.

Aeroporti i qytetit të Stambollit “Sabiha Gokçen”, krahas të dhënave për 9 muajt e vitit i publikoi dhe shifrat e pasagjerëve dhe aeroplanëve në shtator.

Sipas kësaj në 9 muajt e vitit aeroportin “Sabiha Gokçen” e përdorën 26 milion e 650 mijë pasagjerë.

Në 9 muajt e parë të vitit në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë numri i pasagjerëve në linjat ndërkombëtare u rrit me 20 për qind dhe arriti në 10 milion 449 mijë pasagjerë.

Ndërkaq numri i pasagjerëve në linjat e brendshme arriti në 16 milionë e 2013 mijë pasagjerë.

Në 9 muajt e vitit nga aeroporti “Sabiha Gokçen” u realizuan 172 mijë ulje-ngritje të avionëve.

Sipas deklaratës muajin e kaluar aeroportin e përdorën 3 milionë e 149 mijë pasagjerë.

Rritja e numrit të pasagjerëve ndërkombëtarë, e cila është duke u rritur që nga janari, vazhdoi edhe në shtator.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pasagjerët ndërkombëtarë u rritën me 19 për qind dhe arriti në 1 milion 292 mijë.

Ndërsa numri i pasagjerëve në linjat e brendshme arriti në 1 milionë e 856 mijë pasagjerë.

Në anën tjetër koha e nisjes në kohë në shtator ishte 91 për qind, ndërsa koha mesatare e nisjes me kohë gjatë 9 muajve ishte 88 për qind.



Lajme të ngjashme