Rriten eksportet turke, 15 miliardë e 220 milionë dollarë në shtator

Këtë shtator eksportet e Turqisë shfaqën një performancë më të fuqishme krahasuar me shtatorin e një viti më parë dhe arritën vlerën 15 miliardë e 220 milionë dollarë.

Rriten eksportet turke, 15 miliardë e 220 milionë dollarë në shtator

Ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekxhan (Pekcan) publikoi në qytetin e Mersinit shifrat e eksportit për muajin shtator.

“Në muajin shtator eksportet tona shënuan një performancë më të fuqishme se ajo e shtatorit të vitit të kaluar (2018) dhe u realizuan në vlerën 15 miliardë e 220 milionë dollarë. Kurse eksporti kumulativ për periudhën janar-shtator 2019 arriti në vlerën 132 miliardë e 505 milionë, duke u rritur me 2,56% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për sa i takon importit të mallrave, ato arritën vlerë 16 miliardë e 961 milionë dollarë në shtator, duke u rritur me 0,15% në krahasim me një vit më parë”,- tha ministrja Pekxhan.

“Deficiti tregtar në shtator është 16,4 miliardë dollarë, duke pësuar një rënie të konsiderueshme 68,8% në krahasim me 52,5 miliardë që ka qenë për periudhën 9-umujore të një viti më parë”,- theksoi ministrja Pekxhan dhe njoftoi edhe një lajm të mirë: “Eximbank duke filluar nga sot ka ulur në 9,61% normat e interesit për kreditë (huamarrjet) në lira turke”.

 


Lajme të ngjashme