Merkel: Ende ka shpresë për të zgjidhur tensionin tregtar ShBA-Kinë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë thirrje për kompromis në bisedimet tregtare midis ShBA-ve dhe Kinës, në një kohë që tensioni vazhdon të rrisë shqetësimet për një ngadalësim ekonomik në nivel global.

Merkel: Ende ka shpresë për të zgjidhur tensionin tregtar ShBA-Kinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel është takuar në Berlin me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) José gelngel Gurria, drejtorin e përgjithshëm të përkohshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) David Lipton, drejtorin e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) Roberto Azevedo, zv/drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) Guy Ryder dhe Presidentin e Bankës Botërore (BB) David Malpass.

Pas takimit Merkel foli në konferencën e përbashkët për shtyp dhe u ndal në tensionet tregtare në rritje dhe paqartësive ekonomike dhe politike, duke tërhequr vëmendjen për rolin e negociatave të gjata “Brexit” në rritjen e tensioneve të dëmshme tregtare në ekonominë globale.

"Kemi 3 vite që po negociojmë për një Brexit të rregullt. Ekziston një paqartësi e madhe kur mendojmë se Brexit duhet të kishte përfunduar më 31 tetor. Njerëzit ende nuk dinë asgjë rreth asaj se si do të funksionojë zinxhiri i furnizimit”,- ka thënë Merkel.

Kancelarja gjermane ka theksuar se situata jo e qartë pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja përbën një burim shqetësimi më vete për ekonominë globale, pasi vendi (Anglia) është një aktor global.

Kurse në lidhje me tensionin tregtar mes ShBA-së dhe Kinës, Merkel bëri këtë vlerësim: "Shpresoj që ShBA-ja dhe Kina të arrijnë një marrëveshje. Sigurisht, dy ekonomitë më të mëdha në botë, SHBA dhe Kina aktualisht nuk janë në gjendje të mirë për sa i takon tregtisë. Të dyja palët duhet të përpiqen për marrëveshjen dhe ende ka shpresë për një zgjidhje. Pasi kjo do të kontribuonte shumë në reduktimin dhe eliminimin e paqartësive”.

 


Lajme të ngjashme