Numri i turistëve të huaj në Turqi rritet me 14,72%

Turqia në periudhën 8-mujore të këtij viti mirëpriti 31 milionë e 394 mijë vizitorë të huaj, pra 14,72% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Numri i turistëve të huaj në Turqi rritet me 14,72%

Turqia në periudhën 8-mujore të këtij viti mirëpriti 31 milionë e 394 mijë vizitorë të huaj, pra 14,72% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit në lidhje me hyrjet dhe daljet nga kufi, në muajin gusht Turqia u vizitua nga 6 milionë e 307 mijë e 508 të huaj, përkatësisht 17,17% më shumë se muaji gusht i një viti më parë.

Kurse në 8 muajt e parë të vitit, me një rritje prej 14,72% në krahasim me vitin e kaluar, Turqia mirëpriti 31 milionë e 394 mijë vizitorë të huaj.

Në radhitjen sipas vendeve që kanë dërguar më shumë vizitorë në Turqi, vendin e parë e zë Federata e Rusisë. Nga Rusia në muajin gusht erdhën 1 milionë e 78 mijë e 904 vizitorë, pra 18,50% më shumë se në muajin gusht të vitit të kaluar. Kurse Gjermania zë vendin e dytë me një rritje prej 8,98% përkatësisht 713 mijë e 527 vizitorë. Në vend të tretë është Anglia me një rritje prej 15,97%, pra 421 mijë e 466. Pas Anglisë vjen Irani dhe Bullgaria.

Kurse për periudhën 8-mujore ndërkohë që Federata Ruse zë vendin e parë me 4 milionë e 831 mijë e 341 vizitorë, pra 15,40%, me një rritje prej 13,71 vendin e dytë e zë Gjermania me 3 milionë e 384 mijë e 199 vizitorë, ndërsa vendin e tretë e zë përsëri Anglia me një rritje prej 17,35%, pra 1 milionë e 849 mijë e 764 vizitorë.

Qyteti më i vizituar, pra me hyrjet më të shumta në Turqi ishte Antalia, që pasohet nga Stambolli dhe Mulla (Muğla). Kurse në periudhën 8-mujore  në vend të parë është Antalia, në të dytin Stambollin dhe në të tretin Edreneja.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit, Turqia zë vendin e 6 në botë për numrin e vizitorëve dhe vendin e 14-të për të ardhurat nga turizmi.    

 


Lajme të ngjashme