Albayrak: Tema kryesore e programit të ri ekonomik është “Fillon Ndryshimi”

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Allbajrak (Albayrak) tha se synojnë që këtë vit inflacioni të mbyllet me 12% kurse rritja me 0,5%.

Albayrak: Tema kryesore e programit të ri ekonomik është “Fillon Ndryshimi”

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Allbajrak (Albayrak) tha se synojnë që këtë vit inflacioni të mbyllet me 12% kurse rritja ekonomike me 0,5%.

Në konferencën për shtyp të dhënë në Ministri, Allbajrak deklaroi Programin e Ri Ekonomik (2020-2022) me temë kryesore “Fillon Ndryshimi”.

Ai tha se kanë përfunduar vitin e parë të programit dhe në fund të performancës vjetore kanë revizionuar programin, kurse duke vënë theksin mbi fillimin e vitit të dytë Allbajrak rikujtoi se vitet 2019-2020 i kanë cilësuar si “periudhë balancimi”.

Ministri turk tha se në bazë vjetore është thyer rekordi historik i Republikës në suficitin e llogarisë rrjedhëse dhe nuk kanë toleruar në politikat monetare dhe fiskale.  

Allbajrak duke theksuar se në këtë periudhë në krye të fushave të përpjekjes themelore në ekonomi do të jetë përsëri inflacioni, u shpreh me fjalët: “Vitin 2019 synojmë ta lëmë pas me një inflacion prej 12%. Kurse synimin për vitin 2020 me 9,8% të nivelit të inflacionit e rishikuam duke e ulur në 8,5%. Në vitin 2021 synojmë që inflacioni të bie në 6% kurse në vitin 2022 synojmë një inflacion prej 4,9%”.  

Ndërsa synimi për rritjen ekonomike në program synohet të jetë 0,%5 për vitin 2019, ndërsa për vitet 2020, 2021 dhe 2022 parashikohet të jetë nga 5%. Ndërkaq synimi për papunësinë në vitin 2019 është 12,9%, në vitin 2020 është 11,8%, në vitin 2021 është 10,6% ndërsa në vitin 2022 është 9,8%.

 


Lajme të ngjashme