Erdogan: Deri në vitin 2023 synojmë të mirëpresim 75 milionë turistë në vit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se synimi i Turqisë për vitin 2023 është të mirëpresë 75 milionë turistë.

Erdogan: Deri në vitin 2023 synojmë të mirëpresim 75 milionë turistë në vit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se synimi i Turqisë për vitin 2023 është të mirëpresë 75 milionë turistë.  

Erdoan bëri një postim në median sociale Twitter me rastin e 27 Shtatorit, Ditës Botërore të Turizmit.

“Vazhdojmë pa pushim punimet tona për të rritur pjesën (përfitimin) që merr vendi ynë nga turizmi botëror. Synimi i Turqisë për vitin 2023 është të mirëpresë 75 milionë turistë” shkroi presidenti turk në median sociale.

Në pamjen vizuale me titull “Turizmi 2023, Strategjia e Turizmit të Turqisë për vitin 2023” deklarohet se sipas planit, duke filluar nga fundi i vitit 2019, do të ndërmarren disa hapa konkrete për të tërhequr 1,1 milionë turistë më shumë nga Lindja e Largët, 2,8 milionë më shumë nga Evropa Qendrore dhe 1,1 milionë më shumë nga kontinenti Amerikan. Kurse deri në vitin 2023 synohet të tërhiqen  në Turqi 4 milionë më shumë turistë nga Lindja e Largët, 4,5 milionë nga Evropa Qendrore dhe 3 milionë nga kontinenti Amerikan.

Kurse 7 kapitujt e radhitur për të arritur këtë synim janë si më poshtë:

- Rritja e punimeve të promovimit (të Turqisë)

- Përforcimi i infrastrukturës së transportit

- Përdorimi në mënyrë më efektive të burimeve njerëzore

- Rritja e shumëllojshmërisë së produkteve të turizmit

- Rritja e kapacitetit të akomodimit

- Rëndësia e konkurrencës

- Përvetësimi i zhvillimit të qëndrueshëm ambientalist

 


Lajme të ngjashme