Porti i Izmirit do të bëhet qendër e anijeve turistike

Porti i Izmirit, që zë vend në itinerarin e anijeve turistike (kroçerë) në Mesdheun Lindor dhe Egje, arriti përsëri marrëveshje me Costa Crociere, që kishte ndaluar udhëtimet drejt këtij porti në vitin 2017.

Në kuadër të punimeve për kthimin e turizmit të këtij sektori në kohën e lulëzimit, Kryetari i Bashkisë së Metropolit të Izmirit, Tunç Sojer (Soyer) dhe Anëtari i Bordit Drejtues të Dhomës së Tregtisë së Izmirit, Ouz Ëzkardesh (Oğuz Özkardeş) shkuan në qytetin Gjenovë të Italisë për të biseduar me autoritetet e kompanisë Costa Crociere.   

Si rezultat i bisedimeve u mor vendim për bashkëpunim afatgjatë në mënyrë që anijet e kësaj kompanie të vizitojnë rregullisht Izmirin.

Bëhet e ditur se me marrëveshjen e arritur, anijet e Costa, që nuk kalonin në Izmir që nga maji i vitit 2017, do të hedhin spirancën në portin e qytetit duke filluar nga dhjetori i vitit 2020.    

Lajme të ngjashme