SNHR: YPG/PKK i shet naftë Esadit, shkel sanksionet e ShBA dhe BE

Organizata terroriste separatiste YPG/PKK vazhdon ta ndajë me regjimin e Beshar Esadit naftën dhe gazin natyror që nxjerr në Siri duke shkelur kështu sanksionet që i kanë vendosur regjimit ShBA dhe BE.

SNHR: YPG/PKK i shet naftë Esadit, shkel sanksionet e ShBA dhe BE

Rrjeti sirian i të drejtave të njeriut SNHR ka publikuar një raport për naftën dhe gazin natyror që YPG/PKK nxjerr në territoret siriane që i mban të pushtuara.

YPG/PKK vazhdon ti japë naftë bruto dhe gaz natyror regjimit të Esadit. Naftën dhe gazin që nxjerr YPG/PKK-ja i transferon në zonën e kontrolluar nga regjimi me anë të kompanive që punojnë për llogari të regjimit dhe nëpërmjet kontrabandistëve. Organizata terroriste i ka shpërfillur sanksionet që kanë vendosur kundër regjimit Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) dhe kanë fituar me miliona dollarë,- përcakton raporti i SNHR-së.

Raporti kërkon publikimin e dokumenteve se nga kush dhe ku janë shpenzuar këto të ardhura.

Për të parandaluar kontrabandën e hidrokarbureve janë angazhuar edhe forcat e koalicionit të udhëhequra nga ShBA-ja, por këto përpjekje kanë qenë të pamjaftueshme, vlerëson raporti.

Në maj të këtij viti forcat e koalicionit kishin goditur 2 herë nga ajri autobotet që transportonin naftë për llogari të organizatës terroriste.

Në Siri organizata përdor emrin Forcat Demokratike Siriane (FDS) dhe gëzon mbështetjen e ShBA-së. Për momentin organizata terroriste vazhdon të kontrollojë rreth 70% të burimeve të naftës në Siri.

Me presionin e ShBA-së javën e kaluar organizata kishte deklaruar mbylljen pa afat pikat e kalimit që përdoreshin për tregti dhe kontrabandë dhe që siguronin lidhjen ndërmjet zonave të kontrolluara nga YPG/PKK-ja dhe zonave të kontrolluara nga regjimi në provincën Deyr’uz Zor, që ndodhet në lindje të vendit.

Kompanitë energjetike që operojnë në zonën e kontrolluar nga regjimi në shkurt të këtij viti kishin shtruar edhe një tubacion nga Shuheyl për në Bukris, në lindje të Deyr’uz Zorit, me qëllim për të transferuar sa më shpejt naftën që kishin marrë nga YPG/PKK-ja.

 


Lajme të ngjashme