Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Aeroportet e Stambollit, numri i pasagjerë rreth 70 milionë

Në periudhën janar-gusht të këtij viti, me 446 mijë e 906 fluturime të brendshme dhe të jashtme, nga aeroportet me qendër në Stamboll janë transportuar 68 milionë e 448 mijë e 359 pasagjerë.

Aeroportet e Stambollit, numri i pasagjerë rreth 70 milionë

Në periudhën janar-gusht të këtij viti, me 446 mijë e 906 fluturime të brendshme dhe të jashtme, nga aeroportet me qendër në Stamboll janë transportuar 68 milionë e 448 mijë e 359 pasagjerë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme e Administrimit të Aeroporteve Shtetërore (DHMI) numri i udhëtarëve që kanë përdorur aeroportin “Ataturk” të Stambollit gjatë muajve janar-gusht për fluturimet e brendshme ishte 4 milionë e 227 mijë e 132 pasagjerë kurse në fluturimet e jashtme ishte 11 milionë e 845 mijë e 402 pasagjerë.

Nga aeroporti në fjalë, i cili u mbyll për fluturimet tregtare në muajin prill, në të njëjtën periudhë udhëtuan gjithsej 16 milionë e 72 mijë e 534 pasagjerë.   

Aeroporti “Sabiha Gokçen”, ku numri i pasagjerëve rritet gjithnjë e më shumë, në periudhën kohore në fjalë 8-mujore, u përdor nga 23 milionë e 500 mijë e 535 udhëtarë.  

Në fluturimet e brendshme fluturuan 14 milionë e 358 mijë e 702 pasagjerë ndërsa në fluturimet e jashtme fluturuan 9 milionë e 141 pasagjerë.  

Kurse në aeroportin “Stambolli”, që është një prej aeroporteve më të mëdhenj në botë, gjatë 8 muajve, që përfshijnë edhe muajt e verës bie në sy intensiteti i pasagjerëve dhe numrit të fluturimeve.

Në këtë aeroport gjatë periudhës në fjalë janë mirëpritur 7 milionë e 172 mijë e 324 pasagjerë në fluturimet e brendshme dhe 21 milionë e 702 mijë e 966 pasagjerë në fluturimet e jashtme, pra numri i përgjithshëm i udhëtarëve në aeroportin “Stambolli” ishte 28 milionë e 875 mijë e 290.

Kështu që në periudhën janar gusht, nga të gjitha aeroportet e Stambollit kanë fluturuar gjithsej 68 milionë e 448 mijë e 359 pasagjerë, nga këta 25 milionë e 758 mijë e 158 në fluturimet e brendshme dhe 42 milionë e 690 mijë e 201 në fluturimet e jashtme.

Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar këto aeroporte mirëpritën 68 milionë e 816 mijë e 32 pasagjerë.

Kurse në fluturimet e brendshme dhe të jashtme në të gjitha aeroportet e Turqisë për këtë periudhë numri i përgjithshëm ishte 139 milionë e 918 mijë e 823 pasagjerë.

Vihet ri se 49% e pasagjerëve që vijnë me rrugë ajrore në Turqi udhëtojnë nga Stambolli.   

 


Lajme të ngjashme