Parisi dhe Berlini do të pengojnë përdorimin e kriptomonedhës së Facebook, ‘Libra’

Franca dhe Gjermania kanë rënë dakord për të penguar përdorimin në Evropë të monedhës së kriptuar “Libra” (të Facebook), sipas një komunikate të shkruar të lëshuar nga Ministritë e Financave të të dy vendeve.

1269430
Parisi dhe Berlini do të pengojnë përdorimin e kriptomonedhës së Facebook, ‘Libra’

Franca dhe Gjermania kanë rënë dakord për të penguar përdorimin në Evropë të monedhës së kriptuar të Facebook “Libra”.

"Ne besojmë se asnjë entitet privat nuk mund të pretendojë një fuqi monetare, që është në sovranitetin e kombeve", thuhet në një komunikatë të shkruar të përbashkët që kanë bërë Ministritë e Financave të të dy vendeve në lidhje me çështjen.

“Sot ka nevojë për të përmirësuar efektivitetin e sistemit të pagesave ndërkombëtare. Ne u bëjmë thirrje bankave të punojnë për të përmirësuar sistemin evropian të pagesave si dhe e ftojmë Bankën Qendrore Evropiane që të përshpejtojë punimet në drejtim të monedhave digjitale (kriptovalutave), vijon komunikata.

Ministri i Ekonomisë së Francës, Bruno Le Marie në një deklaratë që kishte bërë të enjten kishte thënë se monedha e kriptuar e Facebook-ut, “Libra” mund të rrezikonte sovranitetin e qeverive, duke shtuar se ata do të punonin për të penguar përdorimin e monedhës virtuale “Libra” në Evropë.

Në qershor, Facebook njoftoi monedhën e tij të re digjitale, e cila synon të sigurojë shërbime financiare që do t'u lejojnë njerëzve të bëjnë pagesa përmes aplikacioneve në Facebook dhe shërbimit të mesazheve WhatsApp.



Lajme të ngjashme