Johnson-Juncker takohen të hënën për Brexit

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, do të takohen të hënën në Luksemburg për të diskutuar për Brexit.

Johnson-Juncker takohen të hënën për Brexit

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, do të takohen të hënën në Luksemburg për të diskutuar për Brexit.

Qeveria e Britanisë së Madhe dhe Komisioni Evropian konfirmuan se takimi do të mbahet të hënën pasdite.

I dërguari i Johnson-it, David Frost, këtë javë zhvilloi bisedime në Bruksel. Bisedimet rreth Brexit-it dhanë disa shenja avancimi, ndërsa po afrohet afati përfundimtar për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian (BE) më 31 tetor.

Johnson dëshiron që kufiri irlandez të hiqet nga marrëveshje ligjërisht e detyrueshme për Brexit-in e nënshkruar nga paraardhësja e tij, Theresa May. BE-ja, nga ana tjetër, insiston në lëvizjen e lirë të mallrave midis Republikës së Irlandës, shteteve anëtare të BE-së dhe Irlandës së Veriut, kur ajo të largohet nga blloku evropian me pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar.

Parlamenti britanik miratoi një vendim sipas së cilit kryeministri duhet të kërkojë zgjatjen e afatit të daljes nga BE-ja, nëse nuk arrihet një marrëveshje deri në mesin e tetorit. Mirëpo, Johnson ka thënë se nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

 


Lajme të ngjashme