Rusia nuk do të marrë më borxhe në dollarë

Zv/kryeministri dhe ministri i Financave të Rusisë, Anton Siluanov, u tha gazetarëve në Moskë se deri në vitin 2020 nuk kanë në plan të marrin para borxh në dollarë amerikanë, do të preferojnë valutat e tjera si euro apo juan.

Rusia nuk do të marrë më borxhe në dollarë

Në vitin 2020 Rusia nuk do të lidhë më marrëveshje huamarrjeje me dollarë amerikanë.

Anton Siluanov, zv/kryeministri dhe ministri i Financave të Rusisë, u tha gazetarëve në Moskë se deri në fund të 2019-s nuk planifikojnë të marrin borxhe nga jashtë.

Kurse në planifikimet që do të bëjmë për vitin e ardhshëm (2020) do të heqim dorë nga huamarrja me dollarë,- sqaroi Siluanov dhe shtoi: “Në vitin 2020 do të marrim borxh në valuta të huaja që nuk janë dollarë, mundësisht në euro dhe juan”.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Rusisë, pjesa që zinte vitin e kaluar dollari amerikan në rezervat valutore të vendit ka rënë me 23,1 pikë përqindje në 22,7% në krahasim me vitin 2017, kurse rezervat në euro ishin rritur me 10 pikë përqindjeje në 31,7%, po ashtu edhe rezervat në juan ishin rritur me 11,4 pikë në 14,2%.



Lajme të ngjashme