Turqi – Eksporti i makinerive arriti në 11,6 miliardë dollarë në 8 muaj

Në 8 muajt e parë të vitit eksporti i sektorit turk të makinerive dhe pajisjeve mekanike është rritur në 11,6 miliardë dollarë.

Turqi – Eksporti i makinerive arriti në 11,6 miliardë dollarë në 8 muaj

Kreu i unionit të eksportuesve të makinerive, Kutllu Karaveliollu (Kutlu Karaveliğlu) në një komunikatë me shkrim bëri të ditur se vendi ku sektori turk i makinerive dhe pajisjeve mekanike ka eksportuar më shumë në 8 muajt e parë të vitit është Gjermania, ekonomia e të cilës është tkurrur me 0,1% në çerekun e dytë të 2019-s.

Eksportet në Gjermani kapin vlerën e 1,5 miliardë dollarëve, sqaron në vijim të komunikatës së tij Karaveliollu dhe shton se sektori i makinerive dhe pajisjeve mekanike i ka rritur me 11,5% eksportet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe ka fituar 876 milionë dollarë të ardhura nga ky eksport.

Kurse eksportet e makinerive në tregun rus për periudhën janar-gusht 2019 janë realizuar në shifrën e 308 milionë dollarëve. Sasia e makinerive që janë dërguar në Rusi është rritur me 21%, thotë Kutllu Karaveliollu, i cili shton gjithashtu se synojnë që ta përshpejtojnë edhe më shumë këtë rritje në katër muajt e fundit të vitit.

 


Lajme të ngjashme