Takimi Pekcan-Ross, në fokus rritja e vëllimit tregtar me Amerikën në 100 miliardë dollarë

Ministrja e Tregtisë së Turqisë, Ruhsar Pekxhan (Pekcan) tha se me Sekretarin amerikan të Tregtisë, Wilbur Ross shqyrtuan hapat për të rritur në 100 miliardë dollarë vëllimin tregtar ndërmjet dy vendeve.

Wilbur Ross-Ruhsar Pekcan1.jpg

Ministrja e Tregtisë së Turqisë, Ruhsar Pekxhan (Pekcan) tha se me Sekretarin amerikan të Tregtisë, Wilbur Ross shqyrtuan hapat për të rritur në 100 miliardë dollarë vëllimin tregtar ndërmjet dy vendeve.

Në postimin e bërë në llogarinë e saj në Twitter, Pekxhan tha se realizoi një takim shumë të frytshëm duke u takuar këtë mëngjes (e shtunë) me homologun Ross, i cili zhvillon një vizitë në Turqi.

Ajo tha se me Sekretarin amerikan të Tregtisë, Wilbur Ross shqyrtuan hapat për të rritur në 100 miliardë dollarë vëllimin tregtar ndërmjet dy vendeve dhe shtoi: “Në takimin tonë, në bazë sektori si automobilistikë, industria dytësore e automobilistikes, stoli të çmuara, mobilieri e tekstil, biseduam për kapacitetin e eksportit me Amerikën dhe se çfarë mund të bëjmë për vënin në veprim të këtij kapaciteti. Në këtë kuadër shqyrtuam veçanërisht çështjen e qasjes në kanalet e shpërndarjes që zotërojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe arritëm në konsensus për të përgatitur programe për firmat në bazë sektoriale. Këtë proces do ta fillojmë sa më parë të jetë e mundur. Gjithashtu i përcollëm sekretarit amerikan edhe pritshmëritë konkrete për heqjen e disa pengesave dhe zbatimeve që qëndrojnë përballë tregtisë tonë dypalëshe. I nderuari Ross do të qëndrojë në vendit tonë deri në 10 shtator dhe zhvillojë takime me sektorin privat. Rezultatet e vizitës do ti shqyrtojmë në takimin që do të zhvillojmë në Ankara ditën e martë dhe do të qartësojmë edhe hartën tonë rrugore”.     

 


Lajme të ngjashme