Panairi Internacional i Izmirit rrit marrëdhëniet tregtare dhe demonstron potencialin e qytetit

Panairi Internacional i Izmirit (IEF) hapi dyert për të 88-ën herë me ceremoninë e zhvilluar në Tetarin e Hapur në Natyrë në Kyltyrpark (Kültürpark).

izmir enternasyonal fuari1.jpg

Panairi Internacional i Izmirit (IEF) hapi dyert për të 88-ën herë me ceremoninë e zhvilluar në Tetarin e Hapur në Natyrë në Kyltyrpark (Kültürpark).

Në fjalimin e rastit, Ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekxhan (Pekcan) tha se këtë vit vendi partner është Kina me të cilën Turqia ka një vëllim tregtar prej 23,6 miliardë dollarësh dhe është partneri i tretë më i rëndësishëm tregtar i Turqisë.   

Ajo u shpreh se në takimet dypalëshe të bëra ndërmjet botës së biznesit turk dhe përfaqësuesve të ftuar përpara panairit u nënshkruan marrëveshje të rëndësishme.

“Tashmë marrëdhëniet tona me Kinën nuk janë të kufizuara vetëm me partneritetin tregtar, por ne kemi hedhur hapat e para për ti kthyer ato edhe në partneritet investimi” tha ministrja Pekxhan.

Pekxhan tha se vitin e kaluar IEF u vizitua nga 1,2 milionë njerëz ndërsa këtë vit pret një pjesëmarrje edhe më të madhe dhe kjo zotëron veçorinë që ta bëjë Izmirin një portë të Turqisë, që hapet në botë.

“Synimi ynë kryesorë është që t’i tregojmë botës potencialin e madh të Izmirit duke vënë në veprim të gjithë kapacitetin e qytetit dhe ta kthejmë atë në një qendër biznesi dhe tregtare në Mesdheut Lindor”, nënvizoi ministrja turke.  

Edhe zëvendësministri i Tregtisë së Republikës Popullore të Kinës, Li Chenggang tha se ndjehet shumë i lumtur që merr pjesë në panair dhe nënvizoi se Turqia, e cila ndodhet në pikën ku bashkohen 3 kontinente është një urë e rëndësishme në tregtinë e botës, ndërkohë që edhe Izmiri është në pikën e udhëkryqit detar dhe tokësor të Rrugës së lashtë të Mëndafshit.

Pas fjalimeve, përfaqësuesve të vendit partner, Republikës Popullore të Kinës, vendit të fokusuar Indisë dhe rretheve të ftuara të nderit, Stambollit dhe Kahramanmarashit iu dhanë plaketa.

Panairi Internacional i Izmirit (IEF) që këtë vit organizohet për herë të 88-të do të qëndrojë i hapur deri në datën 15 shtator.

Panairi, ku do të ketë edhe aktivitete artistike dhe kulturore, do të sigurojë një bazë tregtare ndërmjet vendeve dhe qyteteve.

 


Lajme të ngjashme