Turqia plotëson 77% të nevojave të vendeve të BE-së për rrush të thatë

Eksporti i rrushit të thatë të Turqisë është rritur në 516 milionë e 200 mijë dollarë, ose 14% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Turqia plotëson 77% të nevojave të vendeve të BE-së për rrush të thatë

Sipas të dhënave të Shoqatave të Eksportuesve të Egjeut në sezonin e eksportit të rrushit të thatë pa bërthama, që ka filluar më 1 shtator 2018 dhe ka përfunduar në 31 gusht 2019, Turqia ka eksportuar në 99 vende të botës 252 mijë tonë rrush të thatë me vlerë 516 milionë e 200 mijë dollarë.

Sasia më e madhe e këtij eksporti për këtë periudhë është realizuar në Angli, 141,8 milionë dollarë.

Anglia ndiqet nga Gjermania me 58,6 milionë dollarë dhe pastaj vjen Holanda me 52 milionë dollarë.

Turqia ka plotësuar 77% të nevojave me rrush të thatë të 26 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Në 26 vendet e BE-së Turqia ka shitur 399,8 milionë dollarë rrush të thatë.

 


Lajme të ngjashme