Turqia siguron 572,5 milionë dollarë të ardhura nga eksporti i qeramikës

Në 6-mujorin e parë të vitit Turqia ka eksportuar në 6 kontinente produkte qeramike me vlerë 572,5 milionë dollarë, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TurkStat).

Turqia siguron 572,5 milionë dollarë të ardhura nga eksporti i qeramikës

Sipas informacionit të siguruar nga vlerësimi i të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TurkStat) në periudhën janar-qershor të këtij viti Turqia ka siguruar nga eksporti i produkteve qeramike 27 milionë dollarë të ardhura më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kurse në total eksporti i këtyre produkteve për periudhën në fjalë ka arritur në 572 milionë e 462 mijë dollarë duke shënuar një rritje me 5%.

Vitin e kaluar eksportet e këtyre produkteve kishin regjistruar shifrën e 545 milionë dollarëve.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit produktet qeramike u shitën në 158 vende të 6 kontinenteve të botës, duke filluar që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) e deri në Izrael, Australi, Niger, Brazil etj.

Por në krye të listës qëndrojnë vendet evropiane.

Vendi ku Turqia ka eksportuar më shumë produkte qeramike në 6 muajt e parë të vitit 2019 është Gjermania me 76 milionë e 678 mijë dollarë, ose 13% e eksportit të përgjithshëm të produkteve qeramike.

Gjermania ndiqet nga Mbretëria e Bashkuar me 51 milionë e 67 mijë dollarë, ShBA-ja me 41 milionë e 999 mijë dollarë, Izraeli me 38 milionë e 891 mijë dollarë dhe Franca me 37 milionë e 229 mijë dollarë.

 


Lajme të ngjashme