Turqi-Rusi, marrëveshje tregtare me rubla për të eliminuar valutën

Kompania ruse e drithërave deklaroi se do të sigurojë drithëra për Turqinë nëpërmjet pagesës me rubla.

Turqi-Rusi, marrëveshje tregtare me rubla për të eliminuar valutën

Kompania ruse e drithërave deklaroi se do të sigurojë drithëra për Turqinë nëpërmjet pagesës me rubla.

Në deklaratën e bërë nga kompania në fjalë bëhet e ditur se Grain Export SA, që varet prej saj, ka fituar tenderin për sigurimin e 60 mijë ton drithërave për Turqinë.

Në deklaratën ku njoftohet se në fund të tenderit drithërat ruse do të vijnë në portin e Mersinit ndërmjet datave 10-27 shtator bëhet e ditur gjithashtu se “Marrëveshja e arritur me Turqisë u bë me rublën ruse. Falë zgjedhjes së pagesës me njësinë monetare kombëtare është siguruar elasticitet ekonomik dhe është reduktuar rreziku që buron nga kursi i këmbimit”.  

Prova e parë e dërgimit të drithërave në Turqi me pagesë në rubla u bë në tetor të vitit 2018.  

Ministrja e Tregtisë Ruhsar Pekxhan (Pekcan) në një deklaratë të bërë kohë më parë tha se në tregtinë e bërë me Rusinë synojnë të rrisin përdorimin e njësive monetare kombëtare.  

 


Lajme të ngjashme