Erdogan: Për vitin 2020 planifikojmë një rritje ekonomike prej 5%

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se në vitin 2020 do të planifikojnë një rritje ekonomike prej 5%.

Erdogan: Për vitin 2020 planifikojmë një rritje ekonomike prej 5%

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se në vitin 2020 do të planifikojnë një rritje ekonomike prej 5%.

Erdoan mbajti një fjalim në Forumin Ekonomik të Anadollit Qendror në rrethin Sivas.

Duke iu referuar faktit se eksporti nga 36 miliardë dollarë është rritur në 170 miliardë dollarë, presidenti turk tha: “Përparojmë me hapa të sigurta për të bërë që vendi ynë në vitin 2023 të hyjë në 10 ekonomitë më të mëdha në botë”.

Ai bëri të ditur gjithashtu se ka një rrjedhë turistike në shifra të larta dhe këtë vit në Turqi do të vijnë 52 milionë turistë. Erdoan tha se kjo është shifra më e lartë në historinë e republikës.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan nënvizoi se ekonomia e Turqisë, me strukturën e saj dinamike dhe fuqinë e integrimit në sistemin global, në periudhën në vijim do të bëhet një nga ekonomitë në rritje më të preferuara.  

Ai shpjegoi se kanë vizituar me biznesmenët të katër anët e botës për të gjetur tregje të reja, për krijimin e marrëdhënieve të reja (ekonomike) si dhe kanë dhënë çdo lloj mbështetje për investitorët globalë që vijnë në Turqi. “Shpresojmë që procesi i përmirësimit të ekonomisë të përfundojë në vitin 2019. Vitin e ardhshëm do të vazhdojmë punimet për rritjen ekonomike që aty ku kemi mbetur”, tha Erdoan.  

Presidenti Erdoan u shpreh gjithashtu se me operacionet e sigurisë që vazhdojnë në Siri dhe Irak është përforcuar siguria e kufijve të Turqisë dhe kanë shfaqur një qëndrim të fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave të vendit në Mesdheun Lindor.

 


Lajme të ngjashme