Deficiti tregtar i Turqisë bie me 61,3 për qind gjatë periudhës janar-gusht 2019

Rustem Çetinkaya, anëtar i Këshillit Sektorial të Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM), njoftoi të enjten se eksportet janë rritur dhe importet kanë rënë në 8 muajt e kaluar të vitit 2019.

Deficiti tregtar i Turqisë bie me 61,3 për qind gjatë periudhës janar-gusht 2019

“Në bazë të Sistemit Tregtar të Përgjithshëm, eksporti e ka vijuar trendin e rritjes edhe në gusht duke kapur vlerën e 13 miliardë e 150 milionë dollarëve, një rritje me 1,69 për qind në krahasim me një vit më parë; kurse importi ka vazhduar të shënojë rënie”, theksoi Çetinkaya përmes një komunikate të shkruar.

Pasi tërheq vëmendjen se deficiti i tregtisë së jashtme ka pësuar një rënie me 9,88 për qind në 2 miliardë e 376 milionë dollarë, Çetinkaya rikujton se raporti i mbulimit të importit me eksport është përmirësuar në 84,7 për qind, nga 83,1 për qind që ishte në muajin gusht 2018.

Ai vuri në pah gjithashtu se eksportet turke janë rritur me 2,9 për qind në 8 muajt e kaluar të këtij viti duke kapur vlerën e 117,2 miliardë dollarëve – sipas tij – një rekord absolut për periudhën në fjalë dhe gjithashtu një sinjal i fortë për realizimin e objektivit vjetor për 182 miliardë dollarë eksporte.

“Importet tona kanë rënë me 16,92 për qind në 136,9 miliardë dollarë gjatë 8 muajve të kaluar të këtij viti. Ulja e importeve njëkohësisht me rritjen e eksporteve ka bërë që deficiti i tregtisë së jashtme të bjerë me 61,3 për qind në 19 miliardë e 662 milionë dollarë në periudhën janar-gusht 2019”, thuhet në komunikatën e zyrtarit të Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë.



Lajme të ngjashme