Mbi 1 milion turistë në Pamukala gjatë periudhës qershor-gusht 2019

Pamukalaja, një prej qendrave turistike më të rëndësishme të Turqisë, është vizituar nga mbi 1 milion turistë vendas dhe të huaj në periudhën qershor-gusht 2019.

Mbi 1 milion turistë në Pamukala gjatë periudhës qershor-gusht 2019

Nën mbrojtjen e UNESCO-s që prej vitit 1988 si trashëgimi kulturore dhe natyre botërore, Pamukalaja e famshme për travertinat madhështore të bardha, ujërat termale me veti kuruese dhe qytetin antik të Hierapolisit, është një qendër graviteti për turistët në çdo stinë të vitit.

Sezoni veror 2019 ishte shumë intensiv dhe i begatë për Pamukalanë. Në periudhën qershor-gusht, ajo u vizitua nga rreth 1 milion e 100 mijë turistë vendas dhe të huaj.

Pamukalaja qe vizituar nga 1 milion e 524 mijë turistë vendas dhe të huaj në vitin 2017, kurse në 2018-n ky numër u rrit në 2 milionë e 128 mijë.

Ndërsa prej fillimit të vitit 2019 e deri në fund të gushtit, numri i përgjithshëm i turistëve të Pamukalasë ka arritur në 1 milion e 800 mijë.



Lajme të ngjashme