Sakarya eksporton produkte automobilistike në 131 vende

Sakarya, një ndër lokomotivat e Turqisë në eksportin automobilistik, në 7 muajt e vitit ka realizuar në 131 vende një shitje të jashtme me vlerë 3 miliardë e 150 milionë e 626 mijë dollarë.

Sakarya eksporton produkte automobilistike në 131 vende

Sipas të dhënave të Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM) në muajin korrik Sakarya ka realizuar 511 milionë e 383 mijë dollarë eksporte në këtë sektor.

Kurse në qershor ky eksport ka qenë 331 milionë e 948 mijë dollarë, ose 54% më pak se eksportet e korrikut.

Për periudhën janar-korrik 2019 qyteti ka eksportuar në total 3 miliardë e 150 mijë e 626 mijë dollarë automjete dhe pjesë këmbimi në 131 vende dhe 11 zona të lira ekonomike.

Për nga vëllimi i eksportit Sakarya renditet në vend të 7-të në Turqi pas Stambollit, Kocaeli, Bursa, Izmir, Ankara dhe Gaziantep, sipas të dhënave të TIM.

 


Lajme të ngjashme