Turqia eksportoi në Kinë 5 milionë tonë mermer

Sipas të dhënave të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Afyonkarahisarit (ATSO) deri tani në vitin 2019 eksportet e mermerit turk kapin shifrën e 113 milionë e 750 mijë dollarëve.

Turqia eksportoi në Kinë 5 milionë tonë mermer

“Mermeri i Afyon”-it, i cili nxirret nga rreth 500 kompani mermeri në nënprefekturën IscehisarAfyonkarahisar, një zonë që ka një të kaluar më shumë se 3.000-vjeçare në nxjerrjen dhe përpunimin e mermerit, sot eksportohet në 120 vende të ndryshme, kryesisht në Kinë dhe Indi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Irak, Francë, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Arabinë Saudite.

Sipas të dhënave të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Afyonkarahisarit (ATSO) në vitin 2018 janë realizuar 109 milionë e 250 mijë dollarë eksporte mermeri të papërpunuar (bllok mermeri), kurse deri tani në vitin 2019 eksportet e mermerit turk kapin shifrën e 113 milionë e 750 mijë dollarë.

 


Lajme të ngjashme