Të huajt nuk ngopen me të psonisur në Turqi

Blerjet e turistëve që kanë ardhur në Turqi në 7 muajt e parë të këtij viti janë rritur me rreth 70% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të huajt nuk ngopen me të psonisur në Turqi

Sipas informacionit të nxjerrë nga vlerësimi i të dhënave të kompanisë “Global Blue”, e cila ofron mundësi shitblerjeje pa taksë në mbarë botën, kinezët i kanë rritur me 85% psonisjet që kanë bërë në Turqi në 7 muajt e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shpenzimet mesatare që ka bërë një turist kinez llogariten mbi 900 dollarë.

E parë në aspektin e shpenzimeve mesatare për të njëjtën periudhë vendin e parë e zuri Katari me 1.250 dollarë (6.782 Lira Turke) për turist, i ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) me 1.170 dollarë (ose saktësisht 6.441 Lira Turke) dhe Gjermania me 980 dollarë (5.412 Lira Turke).

Rritjen më të lartë në shpenzime për 7 muajt e parë të këtij viti e kanë regjistruar turistët izraelitë me 182% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pastaj vijnë vizitorët nga Egjipti me 161%, ata nga Iraku me 138% dhe turistët e ardhur nga Libia me 124%.

 


Lajme të ngjashme