Sektori turk i anijeve dhe jahteve ngriti velat për në Lindjen e Largët

Rreth 580 dollarë llogaritet eksporti që ka realizuar sektori turk i ndërtimit të anijeve dhe jahteve për periudhën janar-korrik 2019.

Rritje rekord është shënuar edhe në eksportet që ky sektor ka bërë në Hongkong, Singapor dhe në Japoni.

Eksporti që ishte bërë drejt Hongkongut vitin e kaluar në periudhën janar-korrik kishte qenë i gjithi 51 mijë dollarë, kurse këtë vit për të njëjtën periudhë ai ka shënuar një rritje prej 65.454% dhe sektori turk i ndërtimit të anijeve dhe jahteve i ka shitur këtij vendi 35 milionë e 551 mijë dollarë produkte.

Po ashtu shitjet në Singapor për periudhën janar-korrik të vitit të kaluar kapnin vlerën 92 mijë dollarë, kurse në 7 muajt e parë të këtij viti eksportet janë rritur me 32.776% dhe janë realizuar në shifrën e 30 milionë e 233 mijë dollarëve.

Vendi ku sektori turk i ndërtimit të anijeve dhe jahteve ka bërë më shumë eksporte për periudhën janar-korrik është Norvegjia me 146,7 milionë dollarë.

Lajme të ngjashme