Turqi – Shtetasit e huaj kanë lerë mbi 24.000 banesa në 7 muaj

Sipas të dhënave të fundit, numri i banesave që u janë shitur shtetasve të huaj për periudhën janar-korrik 2019 është rritur me 64,5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe i ka kaluar 24.000.

Turqi – Shtetasit e huaj kanë lerë mbi 24.000 banesa në 7 muaj

Instituti i Statistikave të Turqisë (TurkStat) ka publikuar të dhënat lidhur me banesat që u janë shitur shtetasve të huaj në 7 muajt e parë të vitit.

Ndërkohë që shitja e banesave të huajve vazhdon me ritme të shpejta, në periudhën janar-korrik numri i banesave ka kapur shifrën 24 mijë e 144. Për të njëjtën periudhë vitin e kaluar u ishin shitur shtetasve të huaj 14 mijë e 674 banesa. Këtë vit shitjet janë rritur me 64,5%.

Numri i banesave që u janë shitur të huajve në muajin korrik është rritur me 46,7% në krahasim me korrikun 2018 dhe nga 2.858 ka arritur në 4 mijë 192. Si rrjedhim korriku i këtij viti ka regjistruar shifrat më të mira të të gjitha kohërave për sa i takon numri të banesave që janë blerë nga të huajt.

Stambolli vazhdon të ruajë pozicionin në krye të listës së provincave më të preferuara nga të huajt për të blerë banesa në Turqi. Korrikun e kaluar shtetasit e huaj kishin blerë në Stamboll 956 banesa, kurse në njëjtën periudhë këtij viti të huajt janë bërë pronarë të 1.903 banesave. Shitja e banesave të huajve në Stamboll në muajin korrik (2019) është rritur me 99,1% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar (2018).

Kurse Antalia me 764 banesa është provinca e dytë në Turqi e preferuar më shumë nga të huajt. Antalia ndiqet nga Ankaraja me 249 banesa, Bursa me 217, Yalova me 177 banesa, Sakarya me 111 banesa dhe Trabzoni me 109 të shitura shtetasve të huaj.

 


Lajme të ngjashme