Turqia liderë e eksportit të lajthisë, qershisë, fikut dhe kajsisë

Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli deklaroi se Turqia është liderë në botë për nga prodhimi dhe eksporti i lajthisë, qershisë, fikut dhe kajsisë.

Turqia liderë e eksportit të lajthisë, qershisë, fikut dhe kajsisë

Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli deklaroi se Turqia është liderë në botë për nga prodhimi dhe eksporti i lajthisë, qershisë, fikut dhe kajsisë.

Ministri Pakdemirli në deklaratën e tij tha se Turqia për nga aspekti i prodhimit bujqësorë është njëra nga vendet kryesore në Evropë dhe botë.

“Të ardhurat kombëtare bujqësore të Turqisë në 16 vitet e fundit nga 37 miliardë lira turke doli në 213,4 miliardë lira”, bëri të ditur Pakdemirli dhe vijoi me këto fjalë: “Gjatë kësaj periudhe prodhimi i frutave nga 13,3 milionë tonë doli në 22,3 milionë tonë, prodhimi i perimeve nga 25,8 milionë tonë doli në 30 milionë tonë, prodhimi i kulturave fushore nga 58 milionë tonë doli në 64,4 milionë tonë. Prodhimi total i të korrave nga 98 milionë tonë doli në 117 milionë tonë”.

Duke vënë në dukje se ky prodhim po pasqyrohet pozitivisht edhe në eksport, ministri Pakdemirli tha: ”Eksporti bujqësor në vitin 2002 nga 3,7 miliardë dollarë sa ishte në vitin 2018 doli në 17,7 miliardë dollarë. Vendi ynë është liderë në botë për nga prodhimi dhe eksporti i lajthisë, qershisë, fikut dhe kajsisë. Vetëm nga eksporti i këtyre produkteve shënuam të ardhura nga eksporti në vlerë 2,17 miliardë dollarë. Ndërkaq në 20 produkte ne jemi në katër vendet e para në botë”.

 


Lajme të ngjashme