Përfundojnë 95% të punimeve të ndërtimit të terminalit të gazit në Kiyikoy të Turqisë

Në Kiyikoy të Trakisë kanë përfunduar 95 për qind të punimeve të ndërtimit të terminalit të gazit natyror të linjës gazsjellëse “Rrjedha Turke”, e cila do të dërgojë gazin natyror rus në Turqi dhe prej këtu për në Evropë.

Përfundojnë 95% të punimeve të ndërtimit të terminalit të gazit në Kiyikoy të Turqisë

KiyikoyTrakisë kanë përfunduar 95 për qind të punimeve të ndërtimit të terminalit të gazit natyror të linjës gazsjellëse “Rrjedha Turke”, e cila do të dërgojë gazin natyror rus në Turqi dhe prej këtu për në Evropë.

Në deklaratën e bërë nga kompania që zhvillon projektin e “Rrjedhës Turke” bëhet e ditur se punimet po vazhdojnë në përputhje me kalendarin dhe se rrjedhja e gazit natyror do të fillojë nga fundit i vitit 2019 ashtu siç është planifikuar.

Në ndërtimin e terminalit, ku kanë përfunduar 95 për qind të punimeve, janë të punësuar mbi 700 punonjës, në mesin e të cilëve rreth 100 janë të lidhur drejtpërdrejtë ose në mënyrë indirekte me projektin.

“Po vihet në jetë terminali i pranimit të gazit i linjës gazsjellëse Rrjedha Turke që ndërtohet në Kiyikoy të rajonit të Trakisë. Me vënien në jetë të terminalit do të matet rrjedha, temperatura, presioni dhe komponentët e gazit natyror para se të lëshohet në rrjetin e Turqisë. Rrjedha Turke do të ketë kapacitet 31,5 miliardë metra kub të gazit natyror në vit. Kjo shifër do të përmbush nevojat vjetore për gaz natyror të 15 milionë shtëpive”, thuhet në deklaratë.

Tubacioni i Rrjedhës Turke që do të transportojë gazin rus për në Turqi dhe Evropë do të përbëhet prej dy linjave me kapacitet 15,75 miliardë metra kub secila. Linja e parë prej 15,75 miliardë metra kub do të transportojë gazin natyror rus prej qytetit Anapa të Rusisë e deri në Kiyikoy të Turqisë. Synohet që pas përfundimit të terminalit në Kiyikoy gazi rus të dërgohet në Turqi deri në fund të vitit. Ndërkaq sasia e njëjtë e gazit që do të dërgohet nëpërmjet tubacionit të dytë do të dërgohet nga Turqia për në Evropë.

 


Lajme të ngjashme