Turqia dhe Ukraina përforcojnë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes

Ndërmjet kompanisë turke të industrisë së mbrojtjes Baykar dhe kompanisë shtetërore të tregtisë së armëve të Ukrainës, Ukrspetseskport u themelua një kompani e përbashkët për armët me ndjeshmëri të lartë dhe teknologjitë në fushën ajrore-hapësinore.

Në deklaratën e bërë nga Komiteti Kombëtar i Mbrojtjes dhe Sigurisë së Ukrainës bëhet e ditur se kompania e përbashkët do të veprojë për armët me ndjeshmëri të lartë dhe teknologjitë në fushën ajrore-hapësinore.

“Detyra themelore e nismës së përbashkët është të sjellë pranë kapacitetet e mbrojtjes së dy vendeve dhe të kalohet në prodhim seri në shembujt e armëve të reja moderne për ushtritë e veta”, shkruhet në deklaratë.

Një prej projekteve të para të kësaj kompanie do të jetë perfeksionimi i mjetit ajror pa pilot i gjeneratës së re (IHA).

“Këto IHA do të mund të bëjnë zbulime të detajuara nga lartësi të mëdha, do të mund të qëndrojnë në ajër për një kohë të gjatë, do të zotërojnë një shpejtësi të konsiderueshme dhe do të kryejnë sulm me armë të shumëllojshme me ndjeshmëri të lartë” shkruhet në deklaratë.

Gjithashtu nënvizohet se Turqia dhe Ukraina kanë një eksperiencë të fuqishme në fushën e teknologjive të mbrojtjes dhe zotërojnë një bashkëpunim efektiv.

Mjetet pa pilotë Bayraktar-TB2, që Ukraina bleu nga Turqia janë dorëzuar pak kohë më parë dhe kanë kaluar me sukses testet e tyre.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky javën e kaluar kishte ardhur në Turqi dhe krahas kontakteve të ndryshme kishte vizituar edhe Kompleksin e Bayraktar ku prodhohen sistemet kombëtare të mbrojtjes dhe të teknologjisë së avancuar.

Lajme të ngjashme