Turqi – Eksporti i lëngjeve të frutave i afrohet 150 milionë dollarëve në gjysmën e parë të vitit

Sipas të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve të Fruta-Perimeve të Freskëta në Stamboll eksporti i lëngjeve dhe koncentrateve të frutave në 6 muajt e parë të vitit është realizuar në shifrën e 148,4 milionë dollarëve, duke shënuar një rritje prej 2,8%.

Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar Turqia kishte eksportuar 85 mijë e 100 tonë lëngje dhe koncentrate frutash, kurse në gjysmën e parë të këtij viti kjo shifër është rritur në 96 mijë e 600 tonë.

Lëngu dhe koncentrati i mollës renditet në krye të produkteve turke që eksportohen më shumë, pastaj vijnë lëng dhe koncentrat rrushi, lëng dhe koncentrat ananasi. Këtë vit në gamën e eksporteve turke kanë hyrë edhe produkte të ndryshme dhe të reja, krahasuar me vitet e mëparshme.

Tregu i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) zë një vend të rëndësishëm në lëngjet dhe koncentratet e frutave që Turqia dërgon jashtë. Nga eksporti që është bërë në gjysmën e parë të vitit në ShBA janë siguruar 55,3 milionë dollarë të ardhura, ose 77% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

E shprehur në sasi eksporti i lëngjeve dhe koncentrateve të frutave në ShBA ka regjistruar një rritje prej 156%, nga 14 mijë e 500 tonë që ka qenë vitin e kaluar për të njëjtën periudhë është rritur në 37 mijë e 100 tonë.

Eksportet turke në ShBA ndiqen nga ato në Holandë me 20,6 milionë dollarë, Kore e Jugut me 8,7 milionë dollarë, Itali me 7,1 milionë dollarë dhe në Angli me 4,8 milionë dollarë.

Lajme të ngjashme